Shërbimet e policisë Kufitare Kakavijë në hyrje të Shqipërisë, gjatë një kontrollu të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit N.T., iu gjet një sasi monetare Paund e fshehur në automjetin e tij me targa BL 56 GHO.
Shuma prej 94 000 paundësh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. /albeu.com