Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 22 dhjetorit më Greqi, ku u raportua se një shqiptar ka therur me thikë një shtetasafgan.
Ndërkohë mësohet se autori i vrasjes është arrestuar ditën e sotme në Kryeqytetin grek.
Sipas mediave greke, shqiptari qëlloi 3 herë me thikë shtetasin afgan në mes të rrugës në lagjen “Omonia”. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Raportohet gjithashtu se në momentin e krimit bashkë me të ka qenë edhe një person i dytë, i dyshuar shqiptar.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë policia e Athinës është duke vazhduar hetimet. /albeu.com/