Kapen 800 kg kokainë e pastër në Maltë, ku do të shkarkohej (VIDEO)

Një sasi rekord kokaine u sekuestrua në Freeport të Maltës në një operacion të Doganës dhe Policisë që nisi mëngjesin e së mërkurës dhe përfundoi dje pasdite.

Në një deklaratë, Departamenti i Doganave tha se kokaina ishte fshehur në një kontejner që mbërriti nga porti Turbo në Kolumbi dhe ishte rrugës për në portin e Mersinit në Turqi.

Kontejneri, i cili supozohej të mbante 1200 kuti me banane, u skanua së bashku me kontejnerët e tjerë pas informacionit të marrë. Pas skanimit, u krye një kontroll, ku 26 prej kutive të frutave u gjetën me kokainë shumë e pastër.

Në total u sekuestruan 800 pako kokainë me peshë 1 kg secila. Për shkak të pastërtisë së saj të lartë, droga vlerësohet të ketë një vlerë të shitjes prej 108.2 milionë euro.

Kujtojmë se dhe në qershor të vitit të kaluar po në Maltë është kapur një sasi e përafërt, 740 kg./albeu.com


Shtuar 8.04.2022 19:00