Kanosi me armë gjahu një familje për motive pronësie, arrestohet 30 vjeçari në Mirditë

Policia ka arritur të përshkallëzojë një konflikt në Mirditë i cili ka lindur për motive pronësie.

Një 30 vjeçari ka kanosur me armë gjahu pa leje një familje fqinje në fshatin Kthjellë e Epërme. Për fat është bëri i mundur shpejt arrestimi i shtetasit B.C si edhe i është sekuestruar arma.

Njoftimi i Policisë:
Policia e Mirditës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie.
Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.
Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në pranga të shtetasit B. C., 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë.
Ky shtetas ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.


Shtuar 21.07.2021 10:33