Një ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës.
Kandidatit për deputet, Vaid Shaba, i kanë humbur rreth 1,4 milion lekë.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës.
Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.
Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur.
Kujtojmë se Shaba kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës./albeu.com/