Në Gjermani, 60,4 milionë zgjedhës u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur Bundestag-un e ri.
Gjatë ditës së sotme ka votuar dhe Armin Laschet, kandidat për kancelar i CDU-CSU, por gjatë këtij procedi ai bëri një gafë. Zbuloi votën e tij, pasi kishte palosur gabim fletën e votimit, duke bërë që të duken dy kryeqet për CDU.
Zyra federale elektorale sqaron se vota e Laschet, edhe pse u zbulua, është e vlefshme.
Kujtojmë se, qendrat e votimit qendrojnë të hapura deri në 18:00, raporton albeu.com.
Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra, vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti./albeu.com