Kancelari austriak: Pse shkova në Moskë dhe u përballa sy më sy me Putinin

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka treguar arsyet se përse shkoi në Moskë për t’u takuar me presidentin Putin.

Ai tha se vizita e tij në Moskë erdhi pasi pa gjendjen në Ukraië, pasi donte të takonte ballë për ballë presidentin rus.

“Kam marrë vendimin të shkoj në Moskë, të shikoj në sytë e Presidentit Putin dhe ta përballoj atë me atë që pashë”, tha kancelari në një nintervistë për CNN.

Kur u pyet për mentalitetin e Putinit gjatë takimit, Nehammer tha se Putin ishte shumë i ashpër dhe i qartë në mesazhet e tij.

“Në këndvështrimin e tij, ai duhet të mbrojë Federatën Ruse, rusët që jetojnë në Ukrainën lindore,” tha ai.

Kancelari austriak vazhdoi duke thënë se “nuk është e lehtë për Putinin të flasë për krimet e luftës”, duke shtuar se ai u përball me Putinin për krimet e luftës dhe se i tha atij se është e nevojshme që të ketë drejtësi ndërkombëtare.

I pyetur nëse Putin pranoi se po kryheshin krime lufte, Nehammer u përgjigj: “Epo, e dini, është presidenti Putin. Në këtë pozicion, ai nuk ishte i qartë.”/albeu.com/