Kanadaja pezullon vaksinimin me AstraZeneca për këtë grupmoshë

Kanadaja ka vendosur të pezullojë injektimin me vaksinën  AstraZeneca për perrsonat nën moshën 55 vjeç, pas shqetësimeve se mund të ketë lidhje me mpiksje të rralla të gjakut.

Sipas mediave të huaja, Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin kishte rekomanduar ndërprerjen për arsye sigurie dhe provincat kanadeze, të cilat administrojnë shëndetin në vend, njoftuan pezullimin të hënën.

“Ekziston një pasiguri thelbësore në lidhje me përfitimin nga vaksinat e AstraZeneca për të rriturit nën 55 vjeç duke pasur parasysh rreziqet e mundshme”, tha Dr. Shelley Deeks, nënkryetare e Komitetit Këshillues Kombëtar për Imunizimin.

Deeks tha se rekomandimet e përditësuara vijnë mes të dhënave të reja nga Evropa që sugjerojnë se rreziku i mpiksjes së gjakut tani është potencialisht i lartë deri në një në 100,000, shumë më i lartë se ai në një milion rrezik që besohej më parë.

Ajo tha se shumica e pacientëve në Evropë që zhvilluan një mpiksje të rrallë gjaku pas vaksinimit me AstraZeneca ishin gra nën moshën 55 vjeç dhe shkalla e fatalitetit midis atyre që zhvillojnë mpiksje është deri në 40%.

Ndërkohë Dr. Joss Reimer nga Task Forca për Zbatimin e Vaksinave të Manitoba tha pavarësisht gjetjes se nuk kishte rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut në përgjithësi lidhur me AstraZeneca në Evropë, një efekt anësor i rrallë, por shumë serioz është parë kryesisht tek gratë e reja në Evropë.

Reimer tha se lloji i rrallë i mpiksjes së gjakut zakonisht ndodh midis katër dhe 20 ditësh pas marrjes së vaksinës dhe simptomat mund të pasqyrojnë një goditje në tru ose një sulm në zemër.

 


Shtuar 30.03.2021 09:24