Kamberi deputet në Kuvendin e Serbisë, Meta: Do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë, pas zgjedhjeve që u përsëritën të enjten në fshatin Tërnovc.

Pas zgjedhjes së tij, ka ardhur reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili e ka uruar.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Meta./albeu.com

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/pfbid02xPVjwoKbtAsbqxVSZTXdfjTpTErzMQrjgghW1Gmy5pAaWtwsNJoLwjBfbRgU4LtRl?__cft__[0]=AZUyvx2G-1vKJCi4Tu2A7oNKQAYD7mez436-uXWfHphf3YZ2IEz27HPMN4yoAdCz7kVtCXuAtvEVrKb2CzebsBhbhzE_YMkTKkuEMb_WVbZK9Q-91t1akTiO9xG_K75l2F4iDD9m50H2w9k2XPdWwS415rb_Ktvl6usZK3JhA1KcuQ&__tn__=%2CO%2CP-R