Një shqiptar i punësuar si kamarier në Maltë i ka shpëtuar jetën një të moshuare duke u kthyer në HERO.
73-vjeçarja Patricia Neto, është mbytur ndërkohë që ishte duke ngrënë me miqtë e saj në një restorant në Ghar Lapsi, dhe mund të mos ishte më në jetë nëse nuk do të ishte për ndihmën e kamerierit shqiptar Endri Demaj.
E moshuara ka rrëfyer se para se t’i jepej ndihmë, ajo nuk mund të merrte frymë dhe ishte e sigurt se do të humbiste jetën.
Ajo shpjegoi se miqtë e saj kanë kërkuar ndihmë dhe Endri menjëherë ka reaguar me një sërë manovrash të cilat i kanë shpëtuar edhe jetën.
Neto rrëfeu se gjesti heroik është vlerësuar edhe nga të pranishmit të cilët kanë shpërthyer në lot.
Në një postim në Facebook, vajza e 73-vjeçares, Carole Khosla, falënderoi publikisht kamerierin që i shpëtoi jetën nënës së saj.
Ajo gjithashtu u tregua mirënjohëse pasi i riu shqiptar është kujdesur për nënën e saj edhe pas aksidentit, derisa Neto e mori veten plotësisht.