Gjatë protestës së 41-të para Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve u ndal te pesha e kësaj lëvizjeje, e cila po vijon pa ndërprerje dhe kërkon largimin e Ramës.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të bashkuar deri në rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se kjo është e vetmja rrugë.
Të lidhura
None found
“Mirëmbrëma të gjithëve, ju lutem atje ku janë dhe ku nuk janë, ju them si fëmija juaj, të duam njëri-tjetrin. Një kauzë po na thërret, bëhet fjalë për ne. Ku bisedoj me njerëzit më thonë se kam konflikt këtej, kam konflikt andej. Ju lutem o njerëz të këtij vendi. Ne jemi të mençur dhe ne mund të mbajmë vendin siç e kanë mbajtur të vjetrit përpara. Po vriten njerëzit përditë, kjo nuk është normale”- tha ai.
