Kajmaku mbushi furgonin me të “bardhë” të fshehur brenda vazove: Si u fut në kurth nga pronari i fidanishtes, mori në qafë edhe nipin

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ka qenë i vetëm kur është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022. Abcnews.al mëson se ai është kapur së bashku me nipin e tij me 20 kg kokainë nga karabienierët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo. Brenda tyre kishte fshehur sasinë e kokainës.

Mediat italiane thonë se ka qenë pronari i fidanishtes që ka lajmëruar policinë pasi ka parë zëvendësimin e bimëve me drogën. ABC mësoi se Kajmaku ka qenë në përgjim prej dy muajsh nga forcat e antidrogës së San Benedetos. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin takimet e të dyshuarve.

Dyshohet se ish kryebashkiaku së bashku me nipin e tij ishin pjesë e një grupi trafikantësh që tregtonin kokainë.  Arrestimi i tyre me 20 kg kokainë u pasqyrua dhe nga mediat lokale italiane.

Si u zbulua Kajmaku bashkë me nipin

Hetimet e koordinuara nga Prokuroria e Fermos, vijojnë për të zbuluar origjinën e sasisë së madhe të kokainës, më pak se një milion euro dhe destinacionin e saj. Sipas mediave italiane Kajmaku bashkë me nipin përdornin një Volkswagen Polo nga një kompani vendase për të udhëtuar, kishin bërë një inspektim në fidanishte për dy ditë rresht dhe kishin zgjedhur një numër bimësh të vogla të cilave kërkonin t’u ndryshonin vazon duke vendosur më të mëdha. Një punonjëse e fidanishtes kishte vënë re edhe shenja të lëna në sipërfaqen e dheut.

Kur kjo iu komunikua karabinierëve, nga vazot u shfaqën qese të mbushura me kokainë, por nuk dihet se me çfarë mjetesh do t’i kishin transportuar bimët. Furgoni është vënë re nga hetuesit jo shumë larg fidanishtes ku u zhvillua operacioni antidrogë. Pas arrestimit, drejtues të hetimit kanë kërkuar informacione autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit./abcnews.al


Shtuar 13.06.2022 17:31