Kahn: Lewandowski? Duhet kohë për ta bindur të qëndrojë

Robert Lewandowski ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, do të rinovojë apo do të largohet. Zërat e parë janë se ai do të transferohet te Barcelona, por asgjë nuk është konkrete.

Menaxheri i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka folur për “Sport1” rreth kësaj situate.

“Lojtarët kryesorë ndonjëherë mendojnë se po provojnë diçka tjetër dhe duhet kohë për t’i bindur ata. Lewandowski ka një kontratë me ne.

Për momentin ne jemi në kontakt me të dhe duam që ai të qëndrojë te Bayern sa më gjatë të jetë e mundur”, është shprehur ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.04.2022 15:13