Ka thyer rekorde, kush është rrjeti social më i përdorur gjatë vitit 2021?

TikTok është aplikacioni më i shkarkuar në botë gjatë vitit 2021.

Sipas raportit të App Annie, njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në telefonat e tyre.

“Televizioni po vdes ngadalë pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde pothuajse në çdo kategori si koha e shpenzuar, shkarkimet dhe fitimet”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i kompanisë monitoruese, Theodore Krantz.

Ndërkohë, bazuar në parashikimet, TikToku do të kalojë 1.5 miliardë përdorues aktivë deri në gjysmën e dytë të këtij viti./albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 13:25