Gërhitja e këngëtarit Luiz Ejlli përgjatë orëve të natës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania është kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e tjerë.
Vetë ai ka dhënë një ide, gjatë diskutimit mes banorëve pasditen e djeshme. Luizi është shprehur që të mos gërhasë duhet t’i sjellin dikë në shtrat.
Të lidhura
None found
“Variant që të mos gërhas, duhet të kem se s’bën dikë në krevat”, tha Luizi që e tregon zgjidhjen për problemin e tij gjatë natës.
Komenti i tij është pritur me mosbesim nga të tjerët, ndërkohë që Mikela i ka sugjeruar Luizit që të flejë me aktorin Herion Mustafaraj.
