Juvja dhe Bayern planifikojnë shkëmbimin e bujshëm (FOTO LAJM)

Skuadra e Bajern Mynih dhe Juventusi po kërkojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm, me mesfushorin urugaian, Rodrigo Bentakur që do shkonte në Mynih dhe Leon Gorecka që do vinte në Torino.

Këto detaje i ka zbuluar gazeta italiane “Tuttosport”, e cila cilësohet si një gazetë shumë afër Juventusit.

Mesfushori 23 vjeçar, Bentakur,  nuk po zhvillon një sezon të mirë tek bardhezinjtë, teksa është vënë në qendër të kritikave nga tifozët për gabimet e shumta në fushën e lojës.

Ndërsa nga krahu tjetër, mesfushori Gorecka pas 3 sezoneve të Bajerni nuk shihet më në planet e trajnerit Flik dhe po mendon të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën.

Shtuar 28.03.2021 07:03

Tags: ,