Ju zbehen rrobat kur i lani në lavatriçe? Hidhni tri lugë sheqer dhe shihini rezultatet

Për shumicën do të tingëllojë e pabesueshme që sheqeri të hidhet në rrobalarëse, mirëpo ky truk jep rezultate të mrekullueshme.

Në ndarjen e caktuar për detergjent të rrobalarëses apo drejtpërdrejt në kazan, hidhni tri lugë sheqer, lani normalisht rrobat dhe do të keni rezultate të mahnitshme.

Pra, rrobat do të duken si të reja.

Të njëjtën procedurë bëjeni edhe kur lani me dorë. Vendosni rrobat në një legen plot me ujë, shtoni sheqer dhe lini të qëndrojnë disa orë.

Kjo metodë do t’ju ndihmojë që t’ua riktheni freskinë ngjyrave dhe gjithashtu parandaloni zbehjen e pëlhurës.

Shtuar 25.11.2022 18:58