Holanda dhe Ekuadori ndajnë pikët, vendi i parë caktohet ndeshjen e radhës (VIDEO)

Holanda nuk ka mundur të fitojë ndaj një Ekuadori tepër të fortë në këtë pasdite.

Në minutën e 6-të, Gapko ishte ai që zhbllokoi sfidën pas një aksioni dhe finalizimi tepër të bukur.

Por, Ekuadori nuk ishte një ekip i lehtë, pasi ka tentuar shumë herë portën e tulipanëve të cilët e kanë ndjerë veten tepër në rrezik.

Pjesa e dytë nisi në favor të Ekuadorit, pasi tentativat e shumta u kthyen në një kundërsulm të frikshëm dhe Valencia finalizoi me sukses duke barazuar kështu rezultatin.

Ekuador ka vendosur në vështirësi Holandën pothuajse gjithë ndeshjen, por goli nuk u gjet. Kështu, dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë në këtë sfidë, duke regjistruar nga katër pikë në total, por vendi i parë do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e radhës./ h.ll/albeu.com

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë


Shtuar 25.11.2022 18:57