Ju dridhen duar? Zbuloni arsyen pse ju ndodh

Shumë njerëz e kuptojnë në një moment të jetës së tyre se duart e tyre po dridhen. Kjo situatë mund të jetë mjaft e pakëndshme dhe e bezdisshme ndërsa në raste ekstreme mund të vështirësojë jetën e përditshme. Shumica e njerëzve janë të shqetësuar sepse ekziston gjithmonë frika nga Parkinson ose ndonjë sëmundje tjetër e rëndë.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, shkaku nuk është serioz dhe mund të trajtohet.

Arsyet që i bëjnë gjymtyrët tona të dridhen mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Në çdo rast, nëse e arrini në një shkallë të tepruar, është më mirë të shkoni te mjeku.

Jeni në ankth dhe ju dridhen duart

Çdo person ka një ndjenjë të lehtë, themelore dhe pothuajse të padukshme dridhjeje, e cila lind nga ritmi i zemrës, rrjedha e gjakut dhe proceset e tjera që ndodhin në trupin tuaj. Ky dridhje është normale. Megjithatë, ajo bëhet më intensive në momentet kur keni shumë stres ose jeni nën presion më të madh se normalja. Provoni të meditoni, joga ose të relaksoheni në çdo mënyrë që ju përshtatet.

Keni pirë shumë kafe

Ashtu si stresi, kafeina mund të rrisë dridhjet tuaja normale në diçka më intensive. Nëse vëreni se duart po ju dridhen pas kafesë ose ndonjë burimi tjetër kafeine, atëherë duhet ta reduktoni atë.

Jeni të lodhur

Nëse jeni të lodhur sepse ju mungon gjumi, ose sepse keni bërë stërvitje intensive, rraskapitja dhe dridhja lidhen drejtpërdrejt. Përmirësoni dietën tuaj, flini më shumë dhe më mirë dhe do të shihni përmirësim të menjëhershëm./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 19:08