Jozi reagon sërish:Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e bërë në Big Brother VIP Albania, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda. Ai ka publikuar një video në Instagram ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit, për situatën që ka shkaktuar.

“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”,tha Jozi .


Shtuar 5.02.2025 19:50