Jonida ndan dhimbjen e humbjes së të atit: Demenca na mori kujtimet, por jo dashurinë

Aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka folur për herë të parë publikisht mbi humbjen e babait të saj, duke ndarë një histori prekëse që ka prekur zemrat e ndjekësve.

Në një intervistë gjatë emisionit “Sol,” Jonida tregoi se babai i saj vuajti për pesë vite nga demenca, një sëmundje që e transformoi jetën e familjes së saj.

Të lidhura

None found

“Babi filloi të kishte problemet e para me harresën rreth katër apo pesë vjet më parë,” tregoi ajo, duke kujtuar se fillimisht bëhej fjalë për momente të vogla si harrimi i objekteve apo përsëritja e historive.

Por shpejt, familja kuptoi se harresa nuk ishte momentale. “Ishte fillimi i një sëmundjeje të rëndë, demenca, që me kalimin e kohës e ndryshoi plotësisht,” tha Jonida me emocione.

Ajo ndau sfidat e shumta emocionale që përjetoi.

“Është e vështirë të përballesh me diçka të tillë. Të merr kujtimet, të merr një pjesë të njeriut që ti e do më shumë. Dhe ti ndihesh i pafuqishëm, sepse nuk e di si të sillesh apo si ta përballosh.”

Pavarësisht gjithçkaje, Jonida theksoi se dashuria e babait të saj nuk u zbeh kurrë. “Ai kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri, deri në fund. Dashuria e tij ndaj meje, mamit, Besnikut dhe mbi të gjitha ndaj fëmijëve mbeti e fortë.”

Humbja e tij në fund të tetorit ishte një goditje e madhe për Jonidën dhe familjen.


Shtuar më 18.11.2024 12:40

Tags: ,
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş