Joe Biden rimerr sërish presidencën

Joe Biden ka rifilluar detyrat e tij presidenciale në 18.35 GMT, detyra të cilat ia kishte transferuar shkurtimisht zëvendëspresidentes Kamala Harris, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili iu nënshtrua një kolonoskopie “rutinë”, foli me Kamala Harris dhe shefen e shtabit të Shtëpisë së Bardhë rreth orës 11:35 të mëngjesit të sotëm, shkruan zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, në një mesazh në Twitter .

Ajo sqaroi se Joe Biden aktualisht po qëndron në spitalin Walter Reed, pranë Uashingtonit, për vazhdimin e kontrollit të përgjithshëm “rutinë” të cilit po i nënshtrohet./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 19:35