Jo vetëm në banane, Artan Hoxha zbulon dhe me çfarë ngarkesash të tjera vjen droga nga Ekuadori në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se droga në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine nuk vjen vetëm përmes ngarkesave të bananeve, por edhe përmes produkteve të tjera të importuara.

Ai tha se sheqeri dhe pelteja e frutave ekzotike janë gjithashtu ngarkesa ku fshihet lëndë narkotike.

“Ka një lëndë tjetër që vjen në Shqipëri në formë pelteje, është pelteja e frutave ekzotike”, tha Hoxha ndërsa shtoi se më pas ka laboratorë të specifikuar që e veçojnë drogën.


Shtuar 7.11.2022 22:55