Jo vetëm në Angli, “shtëpitë e barit” lulëzojnë edhe në Durrës

Një shtëpi bari është gjetur në Durrës, ku një administrator pallati ngriti një “shtëpi bari” në katin e 9 të godinës që e menaxhon.

Gjatësia e 46 bimëve të drogës kishte arritur 85 centimetra ndërkohë që pronari i ambientit, njëherësh administrator i pallatit, Prend Çela tregoi pse kishte vendosur të kthehej në “kopshtar”.

Prend Çela ka bërë me dije se kishte nevojë për para dhe se një djalë i ri i kishte ofruar fara kanabisi. I tunduar nga ideja, elektriçisti kishte vendosur t’i mbillte në mënyrë që të shllyente kredinë e marrë. Por për të mos u kuptuar, ka lidhur linjën elektrike jashtë matësit të energjisë dhe rryma që shkon në banesën e tij, nuk matet nga matësi i energjisë elektrike.

“…Këtë punë e kam bërë me qëllim fitimi, pasi kisha nevojë për para pasi do likuidoja kredinë në bankë… Te ky pallat punoj dhe si administrator i pallatit. Pranë zonës afrohen herë pas here disa djem, të cilët konsumojnë lëndë narkotike dhe me njërin prej tyre, kam krijuar shoqëri por nuk e njoh më emër.

Ky person me të cilin kam krijuar shoqëri, më ka treguar se është nga Tirana, por me origjinë nga Dibra, por emrin nuk ia di.

Më ka ofruar disa fara kanabisi për t’i mbjellë dhe unë kam pranuar. I kam marrë farat dhe kam përshtatur katin papafingo për mbjelljen e bimës narkotike. Këtë punë e kam bërë i vetëm pasi kam punuar me parë si elektricist, shkruan Shqiptarja.com.

Gjatë kësaj kohe, kam arritur të marr një herë prodhim nga kanabisi, te cilin ja kam shitur shokut tim nga Tirana, për vlerën e 70.000 lekëve të reja…”-ka deklaruar në polici Prend Çela.

 


Shtuar 11.05.2021 19:33