Jo vetëm Lezha! Ky qytet “i rrezikshëm” në Shqipëri u zgjua nën kontrolle të ashpra nga Policia e Shtetit

Përvec Lezhës, edhe qyteti i Elbasanit është zgjuar nën kontrolle të rrepta nga policia e Shtetit.

Kontrollet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes, duke ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit.

Në fokus të këtyre kontrolleve janë personat që qarkullojnë me armë zjarri, të shpallur në kërkim dhe shpërndarësit e drogës.

Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të Erjon Llapushit, pasi akuzohet se vrau kryekamerierin në restorantin “Fish City” në Labinot, Gazment Kurmaku, pas një sherri për një tavolinë të rezervuar.

Gjithashtu një tjetër ngjarje kriminale që është shënuar në Elbasan është atentati ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut. Të dy mbetën të vdekur.

Pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit mbi këtë aksion blic dhe nëse janë arrestuar apo jo shtetas. /albeu.com/