Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë nga Italia, por edhe shqiptarët e dënuar përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin në atdhe.
“Marrëveshja politike është aty. Tani teknikët do të duhet ta përkthejnë atë në procedurat e zbatimit” shkruajnë mediat italiane.
Ministri italiane i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja u takuan në Romë dhe arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në atdhe.
“Një marrëveshje” nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë – që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin.
Tani – shtoi Osatellari – “mund të fillojë diskutimi me teknikët për të identifikuar zgjidhjet operacionale, të afta për të garantuar që çdo i dënuar të kryejë plotësisht dënimin e tij, pa zbritje, sipas garancive të nevojshme” tha ai.