“Jetoj me tre burra”, Çiljeta rrëfen jetesën e saj

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga si asnjëherë është hapur për jetën e saj personale.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta tha se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën.

Ajo tregoi se jeton në një shtëpi me djalin e Albanit dhe të sajin.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë risk Zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 22:59