Prej pak ditësh, në rrjet po qarkullojnë zëra se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë në kulmin e karrierës.
Kjo, për faktin se Bes Kallaku i është rikthyer televizionit me spektaklin e humorit “Kosherja” dhe Xhensila po punon për projekte të reja në muzikë pas hitit “Panorama” me Ardian Bujupin.
Shkak për zbulimin e këtij sekreti të çiftit të njohur për zgjerimin e familjes, është bërë një koment nga blogerja e njohur, Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë.
Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël. “Urime zemër!”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se dhe Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël.
Xhensila vetë ka postuar foto e video ku kujdeset shumë për trupin. Mirëpo, në postimet e fundit në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet. Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.
Në lidhje me largimin nga ekrani, para se të pranonte ofertën e “Kosherja”, gjatë një interviste Besi zbuloi se arsyeja përse ishte larguar nga ekrani është familja e tij. I ftuar në “Roped with Olsi”, u shpreh se kur lindi vajza e tij ka qëndruar shumë pak kohë më të, për shkak të koncerteve, emisioneve dhe realizimit të filmit “Falko”.
Aktori tha se e kuptoi sa pak kishte qëndruar me Ajkën kur ‘një ditë u kthye në shtëpi dhe pa që ajo po bënte 2 vjeçe’. Ndaj mori vendimin për t’u fokusuar te familja e tij për një periudhë kohore të pacaktuar dhe dha mesazhin e rëndësishëm që çdo gjë mund të blihet përveç familjes, ndaj u kërkoi njerëzve që të shijojnë sa më shumë kohë më të afërmit e tyre.
“Kur lindi Ajka në 2018-ën ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas ‘Be Caffee’, pastaj ditë të shtunë ishte në koncerte jashtë vendit, pastaj ‘Telebingo’, deri në fund të majit. Pastaj fillova filmin, qershor, korrik, gusht, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni i filmit, mbyllesha në studio pa dalë 20 orë dhe në 20 ishte premiera pastaj në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje, sepse edhe mund të ishte harruar dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. Pastaj filluan koncertet janar, shkurt.
Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mahni shumë të madhe pasi duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut. Vajza ime ishte rritur, ishte gati dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të blejë gjithcka, mund të rendë pas gjithçkaje, e vetmja gjë që nuk mund të blejë është kurrë është koha e humbur. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi, një jetë gënjeshtër, por duhet të jetosh jetën tënde!”, tha Bes Kallaku.
BASHKËSHORTËT NË RIVALITET, SI ËSHTË JETA PARA DHE PAS KAMERAVE E BESIT DHE XHENSILËS
Çifti i bashkëshortëve, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, këto kohë duket se kanë hyrë në rivalitet të fortë me projektet e tyre në muzikë, kush e kush të marrë më shumë vëmendje dhe klikime.
Prindërit e Ajkës, pasi festuan ditëlindjes e saj, në verë publikuan projektet e tyre të reja në muzikë, duke ftuar në duet partnerë të rinj, Xhensila me Ardian Bujupin dhe Besi me Anila Mimanin. Bënte përshtypje fakti që në “Instagramet” e tyre ata nuk e mbështesin njëri-tjetrin me postime, duke u mjaftuar vetëm me projektet personale.
E pas bujës që bëri Xhensila me këngën me titull “Panorama”, vëmendja u kthye te Besi dhe këngëtarja e hiteve të viteve 2000, Anila Mimani. Me siguri, kur dëgjoni vargjet “Ti më dukesh i mërzitur, nuk je më si në fillim”, ju shkon mendja menjëherë tek Anila Mimani, një prej këngëtareve më të njohura të viteve 2000, e cila u rikthye verën e kaluar në tregun muzikor shqiptar pas një shkëputjeje të gjatë.
Teksti ishte i shkëputur sigurisht nga kënga “Do digjesh zjarr”, një prej hiteve të asaj kohe, që tani është rikthyer për publikun shqiptar në një version të ri nga Bes Kallaku dhe vetë Anila. Ky version i ri i publikuar mban emrin “Ciao po të lë”, dhe në fakt nuk ka ndryshuar shumë nga kënga origjinale, të paktën në muzikë e ritëm.
Edhe pse duket më e përshtatur në atë që publiku shqiptar preferon këto ditë, si një lojë në çift. Pjesa e Anilës është e njëjta, me vargjet e famshme që i dinë shumica e shqiptarëve. Ndërkohë, Besi është djali, të cilit Mimani i drejtohet në këngë, pra, ai që po lë. Besi, në stilin e tij personal me pak nota humori, i lutet që të mos largohet dhe i thotë që të presë, ndërkohë që bën edhe një lidhje me Londrën.
Kjo nuk është kënga e parë shqiptare e viteve 2000 që ripërpunohet, megjithatë është e para e Anilës, duke e rikthyer këtë të fundit si protagoniste në treg. Ndërkohë që Besi i shpalli konkurrencë gruas së tij, Xhensilës. Nga ana tjetër, Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj për herë të dytë në muzikë, Ardian Bujupi, tërhoqën vëmendjen me klipin “Panorama” vetëm brenda pak orëve.
Dy vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi publikuan projektin “Çika Çika”, që rezultoi sukses pasi numëron më shumë se 100 milionë klikime në “YouTube”. “Panorama” rezultoi të ishte po aq i suksesshëm sa kënga e parë që ata sollën dy vite më parë.
Në më pak se 24 orë, kënga arriti të regjistronte më shumë se 1 milion klikime në “YouTube”, duke lënë kështu pas shumë artistë që kanë publikuar projektet e tyre më të fundit.
Ishte Xhensila, e cila njoftoi në “Instagram” se kënga është kthyer në trend edhe përtej kufijve. E duke u nisur nga fakti që Besi dhe Xhensila i nxorën projektet në të njëjtën kohë, fansat e komentuan si një rivalitet brenda familjes së Bes Kallakut me gruan e tij, kush e kush të dominojë më shumë./Panoramaplus.al