Jeni kuriozë ta dini se sa paguhet një infermier në Gjermani? Shqiptari na tregon shumën që merr

Shumë infermierë shqiptarë kanë vendosur të largohen drejt Gjermanisë dhe Ardis Halilaj është njëri prej tyre.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” ai u shpreh se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri ishte 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro.

Halilaj deklaroi se me të ardhurat në Shqipëri, e kishte shumë të vështirë që të ndërtonte të ardhmen e tij.

“Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira për të arritur diçka më shumë dhe fakti që e shikova shumë mirë që me gjendjen ekonomike që unë mund të kisha duke punuar si infermier në Shqipëri, e kisha shumë të vështirë të ndërtoja të ardhmen.

E mora këtë vendim se doja të kisha një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri, rroga mesatare e infermierit ishte rreth 400 euro, ndërsa këtu disa herë më shumë. Më shumë se 2 mijë euro, varet edhe nga zona ku jeton”, theksoi ai.


Shtuar 8.09.2022 13:36