“Jemi gati të ndarë, por vazhdojmë të duhemi”, Elon Musk dhe Grimes i japin fund 3 viteve dashuri (FOTO LAJM)

Çifti i njohur Elon Musk dhe Grimes janë ndarë pas 3 vitesh që kishin qenë së bashku.

Në një intervistë për Page Six, themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka thënë se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por vazhdojnë të kenë marrdhënie të mirë dhe të kujdesen së bashku për djalin e tyre 1-vjeçar.

“Jemi gjysmë të ndarë por e duam ende njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrdhënie shumë të mirë. Kjo vjen ngaqë puna ime me Tesla dhe SpaceX më kërkon të qëndroj në Teksas ose të udhëtoj, ndërsa puna e saj është e bazuar në LA. Ajo po qëndron me mua momentalisht dhe Baby X është në dhomën ngjitur,” ka thënë Musk.

Musk dhe Grimes, të cilët e nisën marrdhënien e tyre në 2018-ën, u bënë prindër vitin e shkuar./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 18:36

Tags: