Fati i Ervis Martinajt mbetet ende një telenovelë të cilës edhe kur duket se i vjen fundi, në skenë futen gjithmonë personazhe të rinj.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ishte ndër të parët që dha lajmin për zhdukjen e Martinajt, si dhe mundësinë që ai të jetë vrarë nga kundërshtarët e tij, ka ardhur me një tjetër mesazh, vetëm pak ditë pasi në media doli një tjetër lajm se celulari i “Mbretit të Basteve” kishte pulsuar jashtë Shqipërisë.
Në postimin e radhës Hoxha tregon bisedën që kishte patur me një nga tipat e “vrarë” në Bolivi pak ditë më parë për disa media në Shqipëri, por që në fund rezultoi e pavërtetë.
Sipas Hoxhës- për të bindur mikun e tij se ishin ende gjallë- i thotë se nëse do të ishte e kundërta dhe do të ishin në parajsë, mbase në tavolinë mund tu shërbente vetë Shën Pjetri me një Dom Perignon të porositur nga Visi.
Postimi i Hoxhës:
Sapo piva kafe me nje tip, të cilin e kishin vrare para 5 ditesh në La Paz të Bolivise dhe para 2 ditesh në Frankfurt të Gjermanise. ??
Mos e merr kaq seriozisht i thashe.
Sipas rrjetit, mua me kane vrare prej 4 muajsh dhe praktikisht do te ishim dy fantazma tani…
Puna eshte se kamarieri, sapo na solli faturen per te paguar kafet.
Në te kundert, do te ishte Shen Pjetri, duke na qirasur me nje shishe Dom Perignon nga Visi…
???
/AlbEu.com/