Jehonë në Beograd, befason Rama, mbron sërish Serbinë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën holandeze “Volkskrant” ku ai ka dhënë deklarata të cilat mediat serbe i kanë bërë jehonë.

Mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar ka mbrojtur sërish Serbinë, ku ajo bëri një kërkesë për BE.

“Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por ka votuar tre herë kundër pushtimit rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Megjithatë, Ballkani mbetet një rreth i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe madje të çojë në një konflikt të hapur – tha Rama./albeu.com