Ditën e sotme po mbahet seancë plenare në Kuvend por edhe kësaj radhe deputetët kanë “shpërthyer” me akuza kundër njëri tjetrit.
Deputeti demokrat Agron Shehaj ka ngritur akuza duke thënë se mazhoranca po orkestron aferën më të madhe, Portin e Durrësit.
Nuk ka pritur shumë dhe mbi këtë akuzë është shprehur edhe deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ku ka vazhduar fjalën e tij me ofendime.
Gjiknuri e quajti Shehajn si një idiot dhe se është një budalla.
Agron Shehaj: Nuk keni asnjë kufij. Tani po orkestroni aferën më të madhe, Portin e Durrësit. Edi Rama mashtroi 2 vjet qytetarët kur thoshte se në Portin e Durrësit po vinin kompani të mëdha. Në vend të Emarit shkoi në ishujt Kajman. Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. Mërtirin e patë që ishte kukull, tani edhe Alabarin do e kuptoni që është i njëjtë. Ju keni kapur çdo pushtet ndaj nuk i trembeni askujt. I keni bërë llogaritë gabim. Mund të duket një moment i zymtë, por shqiptarët nuk do dorëzohen përballë së keqes.
Damian Gjiknuri: Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idiot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës Holandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.
Agron Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.
Damian Gjiknuri: Shko në gjyq.
Agron Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. Unë kam punuar për këtë pasuri./albeu.com