Ngjarja e rëndë që ndodhi në Bogë, tronditi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë.
Babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj humbën jetën pasi i mori përpara rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.
Së fundmi klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.
“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..
KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia.