Volodymyr Zelensky zbuloi se Gjermania do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë në mes të një interviste me gazetaren e Sky News, Kay Burley.
“Jam shumë i lumtur. Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim”, tha presidenti.
“Në përgjithësi i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por duke folur sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, shtoi ai.