Të tjera detaje thelbësore kanë dalë nga ngjarja e bujshme e pak ditëve më parë, ku Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve denoncoi Marjus Musakun se e kishte rrëmbyer e përdhunuar.
Pasi u denoncua si e zhdukur nga familjarët, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar.
Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe përdhunimi, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.
Pavarësisht kësaj, Musaku gjendet ende në qeli, ndërkohë që familjarët e tij kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.
Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.
Më poshtë, biseda mes tyre e shpërndarë nga familjarët në rrjetet sociale: