Ja si ta mbani bukën të freskët sa më gjatë

Buka ka një jetë relativisht të shkurtër të ruajtjes. Buka e bërë në shtëpi zgjat vetëm tre deri në katër ditë dhe buka e blerë në dyqan zgjat rreth një javë, edhe pse nuk është më aq e butë/e freskët apo e ngrohtë sa në ditët e para. Por sipas një prodhueseje të bukës, Emilie Raffa, mënyra se si e ruani bukën bën një ndryshim të madh përsa i përket asaj se sa kohë ruhet cilësia.

Sipas saj, mbajtja e freskët vjen nga shmangia e tre gjërave: Nxehtësia, lagështia e tepërt dhe ajri. Kjo do të parandalojë që buka e freskët të mos bëhet e mykur. Raffa sugjeron të mos e mbani pranë një vendi që është ngjitur me sobën ose frigoriferin.

Sipas Emilie, mënyra më e mirë për ta ruajtur është në një qese letre ose plastike, por lirshëm, në temperaturë dhome. Një qese e mbyllur tërësisht do bllokojë lagështinë e nevojshme, duke lejuar që myku të rritet shpejt.

Raffa gjithashtu thotë se lloje të ndryshme të bukës kanë jetëgjatësi të ndryshme.

Ajo shton se edhe buka e ndenjur mund të shfrytëzohet për shumë ide recetash, prandaj mos hidhni asgjë që keni mundësi ta shfrytëzoni./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 19:30