Izraeli tronditet nga protestat pas vrasjes gabimisht të tre pengjeve izraelite

Tronditet Izraeli pas vrasjes gabimisht të tre pengjeve nga ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza. Të shtunën u zhvilluan protesta të mëdha në Tel Aviv.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e cilësoi vdekjen e pengjeve si “tragjedi të padurueshme”. Ai deklaroi, se i gjithë shteti i Izraelit “mban zi këtë mbrëmje.” Qeveria amerikane e cilësoi vdekjen e tre pengjeve si “zemërthyese” dhe “tragjike”. Të tre meshkujt që ishin marrë peng nga organizata e Hamasit, u qëlluan nga ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Shedshaja, në veri të Rripit të Gazës. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera, Ushtria shprehu “hidhërimin më të thellë për këtë rast tragjik”. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari premtoi një “hetim transparent”.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të tij, ushtarët i kishin identifikuar pengjet “gabimisht si kërcënim”. Pas kësaj ata kishin hapur zjarr. Sipas Hagarit tre pengjet ose i kishin shpëtuar Hamasit, ose ishin lënë të lirë nga pengmarrësit. Tre pengjet kishin mbajtur një shami të bardhë në lartësi. Këtë e nxorri një hetim paraprak i rastit. Të shtënat erdhën në një zonë me luftime intensive, në të cilën luftëtarët e Hamasit operojnë me rroba civile dhe përdorin metoda mashtruese.

Qindra vetë dolën në protesta në Tel Aviv pas bërjes publike të lajmit për vrasjen e tre pengjeve. Masa njerëzish u grumbulluan dhe bllokuan një rrugë kryesore. Ata kërkojnë nga qeveria të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Portali izraelit ynet shkroi se demonstruesit derdhën para shtabit qendror të ushtrisë bojë të kuqe. Ata kritikojnë, se qeveria nuk po bën sa duhet për lirimin e pengjeve.


Shtuar më 16.12.2023 21:49

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş