Izraeli sulmon Iranin, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa.

Mediat raportojnë se ka pasur shpërthime në Isfahan, pranë një baze ushtarake. 3 shpërthime janë dëgjuar, ndërsa autoritetet iraniane thonë se kanë rrëzuar të tre dronët e nisur nga Izraeli.

Menjëherë pas sulmit, Teherani aktivizoi sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërsa tha se centralet bërthamore janë të sigurta.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, citojnë mediat shtetërore iraniane një gjeneral ushtrie.

Për shkak të sulmit u pezulluan fluturimet në disa aeroporte, ndërsa tashmë gjendja është kthyer në normalitet.

Fluturimet kanë nisur edhe në aeroportin kryesor të Teheranit, Imam Khomeini.

Aleatët perëndimorë të Izraelit gjatë gjithë javës, veçanërisht SHBA-ja dhe Britania, i kanë kërkuar qeverisë së tij që të mos kryejë një përgjigje të rëndë ndaj sulmit raketor iranian.


Shtuar 19.04.2024 07:24