Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Shkodër. Mësohet se është plagosur me armë silenciator Pashko Ujka, ish-kryetari i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.
Ngjarja ka ndodhur lagjen “Vasil Shanto”, dhe mësohet se Ujkës i kanë zënë pritë afër shtëpisë së tij. Ai është qëlluar me armë në shtyllën kurrizore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com