Mbrëmjen e shkuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, një mjeti luksoz Range Rover iu vendos lëndë shpërthyese, tritol.
Makina pësoi dëmtime por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Shpërthimi I ndodhur rreth orës 23:00 të natës, alarmoi banorët dhe policia mbërriti menjëherë në vendngjarje.
“Range Rover” është në pronësi të noteres Rezarta Koçi, e cila tashmë nuk e gëzon më këtë detyrë.
Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punon si pedagoge në një universitet privat.
Mirëpo Rezarta Koçi mbeti pa licensën e noteres në maj këtij viti, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmopnë të licensë.
Si iu hoq licensa në vitin 2021?
Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit.
Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.
Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021. /albeu.com/