Iu publikua videoja e stafit duke u tallur me masat anti-Covid, reagon Johnson

Në media ka qarkulluar një video ku stafi i rëndësishëm nr.10 i Boris Johnson tallej me masat e marra nga qeveria kundër Covid-19 fundvitin e shkuar, duke zbuluar se një festë Krishtlindjesh ishte organizuar nga qeveria.

Në lidhje me këtë video, ka reaguar kryeministrit britanik Johnson, i cili ka thënë se e kupton dhe i bashkohet zemërimit të njerëzve kur sheh stafin e tij duke bërë të tilla gjëra.

“Edhe unë u tërbova kur pashë atë video”, tha Johnson.

Shefi i qeverisë kërkoi falje, por mohoi të kishte pasur një festë të tillë.

Ai thotë i ka kërkuar sekretarit të kabinetet të vërtetojë të gjitha faktet dhe të raportojë sa më parë.

Nëse rregullat janë thyer, do të ketë masa disiplinore për të gjithë ata që janë përfshirë, thotë ai./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 13:58