Australia regjistron sekuestrime rekord, tregtia e paligjshme e duhanit tkurret për herë të parë në pesë vite

Pas pesë vitesh zgjerimi të ndjeshëm, tregtia e paligjshme e duhanit në Australi ka shënuar për herë të parë rënie, teksa autoritetet kanë shtuar operacionet për goditjen e saj.

Mediat australiane raportojnë se gjatë vitit të fundit financiar, vëllimi i produkteve të kontrabanduara që qarkullojnë në treg është pakësuar me 24%. Paralelisht, sasitë e cigareve dhe të produkteve të tjera të paligjshme të kapura nga autoritetet kanë prekur rekorde.

Të lidhura

None found

Vlerësimet e Komisionit për Duhanin dhe Cigaret Elektronike të Paligjshme sugjerojnë se tkurrja e tregut të kontrabandës mund të arrijë deri në 1438 tonë. Autoritetet nënvizojnë, megjithatë, se matja e përmasave të sakta të kësaj veprimtarie mbetet e vështirë.

Ndërkaq, të dhënat e Forcës Kufitare Australiane dëshmojnë se në tremujorin e parë të vitit financiar aktual janë kapur mbi 730 tonë duhan i paligjshëm. Për këtë periudhë nuk ishte regjistruar më parë një sasi kaq e lartë sekuestrimesh.

Operacionet kanë çuar edhe në sekuestrimin e 3.75 milionë cigareve elektronike (vape), ose 18% më shumë sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për ndihmësministrin australian për Doganat, Julian Hill, këto rezultate dëshmojnë se ndërhyrjet e qeverisë ndaj rrjeteve të kontrabandës po sjellin pasoja konkrete.

Hill u shpreh se çdo kapje cigaresh të paligjshme, mbyllje dyqani apo goditje rrjeti u përcjell kriminelëve një paralajmërim të qartë: autoritetet i njohin, e dinë mënyrën si operojnë dhe po i ndjekin si ata, ashtu edhe fitimet e tyre.

Sipas tij, në këtë rezultat kanë kontribuar fondet e investuara nga qeveria për kontrolle më të forta, së bashku me masat e shëndetit publik që synojnë pakësimin e kërkesës për produkte të paligjshme.

Megjithëse tregu i zi është zvogëluar, vëllimi i sekuestrimeve dëshmon se trafikimi i duhanit dhe i cigareve elektronike vijon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për autoritetet në Australi.


Shtuar më 15.11.2026 21:55

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookcasibomgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegram