Iu gjetën doza kanabisi, arrestohet 25-vjeçari irakian më Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një shtats nga Iraku, i cili është kapur me 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit M. A., 25 vjeç, banues në Bagdat, Irak, pasi në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare dhe “FRONTEX-“,  kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjetën 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 11:26