Iu gjet pistoletë pa leje, arrestohet biznesmeni në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishem të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistoletë pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodres dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkoder, ndërkohe që disa vite me parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vellai i shtetasit Hasan Bardh Isufi, në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas./albeu.com

Shtuar 19.07.2021 23:08