Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Tiranë pasi gjatë një kontrolli në makinë i është gjetur një sasi kokaine.
Gjithashtu është arrestuar një 21-vjeçare e cila për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit./albeu.com