Iu gjet kokainë në kamion, në pranga shoferi shqiptar

Një kilogram kokainë është sekuestruar në Portin e Brindisit. Mediat italiane raportojnë se droga u zbulua dje në mëngjes e fshehur në një kamion që vinte nga Shqipëria.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të rimorkios së mjetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Guardia di Finanza, u desh që të ndërhynin punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion ku zbuluan edhe kokainën.

Në pranga ra shoferi shqiptar ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e të gjithë rrjetit të trafikut të lëndës narkotike.


Shtuar 15.06.2021 23:45