Iu gjet 1 kg kokainë në makinë, shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s Xhulio Lici

Efektivi i repartit RENEA Xhulio Liçi ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Kujtojmë se ai arrestua me shumë bujë në muajin maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.

Për këtë sasi droge u dënua shtetasi Ded Nimani me 4 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nimani para hetuesve, por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë gjatë hetimeve me efektivin e policisë dhe shtetasin tjetër Luan Gaçi, ka dëshmuar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për drogën dhe çdo gjë ishte bërë prej tij.

Në këto kushte, por edhe në mungesë të provave, Prokuroria liroi nga akuzat për drogë efektivin e RENEA-s dhe shtetasin Luan Gaçi. Ky i fundit u gjet fajtor për fshehje të të ardhurave, pasi u konstatua që punonte  taksi pa licencë dhe nuk lëshonte kupon tatimor./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 08:59