DËSHMIA/ Dedë Lumani zbulon të vërtetën e kokainës: Efektivi nuk dinte asgjë, e shes për të jetuar!

“Dua të deklaroj me përgjegjësi se as Luani dhe as shoferi të cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kanë patur dijeni për lëndën narkotike…”

Dedë Nimani i cili ishte në makinë me efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi, ka dëshmuar në Gjykatë se e ka ndihmuar që që të fshinte pakon e kokainës. Ai u kap nga policia së bashku me Liçin dhe një person tjetër, aty ku u zbulua se në makinë kishin 1 kilogramë kokainë.

Ai është shprehur se për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes së tij është detyruar që të shesë drogë. Ai bën të ditur se as Luani dhe as taksisti të cilit nuk ia mban mend emrin, duke iu referuar Xhulio Liçit, se nuk e dinin që si kishte me vete lëndë narkotike. Në fund, ai i kërkon trupit të seancës që ta falin dhe të kenë mëshirë për të.

DËSHMIA:

E nderuar zonja Kryetare e seances! Me pergjegjesi penale dua te deklaroj perpara jush se: Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te familjes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar.Per kete arsye dhe pasi jam interesuar kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge.

Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa.Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj,per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit.Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy,kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.

Kam hipur ne kete makine,pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime.Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin.

Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kanë patur dijeni per lenden narkotike .

Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar!Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!

Shtuar 17.05.2021 11:05