Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ky i fundit sipas autopsisië ka vdekur për shkak të një qeseje plastike që dyshohet se ishte kokainë.
Për Berishën, policia po gënjen në lidhje me vdekjen e tij, duke iu referuar edhe rastit të Klodian Rashës, që u vra nga uniformat blu gjatë periudhës së pandemisë.
Postimi i Sali Berishës
Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi. Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës! Të dashur miq, Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata: 1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital, 2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh. 3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.